Ngjarje e rëndë, kreu i AKU Shkodër dhunohet me sende të forta nga disa persona
Raportohet se këtë mbrëmje është goditur me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Ai është qëlluar disa herë në trup dhe pas koke nga persona ende të paidentifikuar. Korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Ramir Haderi Policia ka nisur hetimet e para për të mësuar më shumë mbi rrethanat dhe autorët e ngjarjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv