Nga USB te PS4, ja çfarë u gjet nga kontrollet në burgjet e Elbasanit dhe Lushnjës (Foto)
Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e ushtruara në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gjatë kontrollit në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit, duke përfshirë disa USB, boske muzike dhe pajisje për lojëra PS4. Më herët, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë. “Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë. Kontrollet janë kryer me fokus në evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë. Në...
Burimi:
sot.com.al