Nga tragjedia me 2 egjiptianët te aksidentet zinxhir në vend, bilanci alarmant i verës: 28 viktima në më pak se dy muaj

Nga tragjedia me 2 egjiptianët te aksidentet zinxhir në vend, bilanci alarmant i verës: 28 viktima në më pak se dy muaj

Aksi i Unazës Lindore të Tiranës, i cili të çon në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, për t’u lidhur me autostradën Tiranë-Elbasan, jo pak herë bëhet “shesh” i aksidenteve. Rruga e drejtë vetëm 1 kilometër që të nxjerr nga Farka, shoqëruar me një tatëpjetë të lehtë, shpesh bëhet nxitje për të tejkaluar shpejtësinë. Aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e 2 egjiptianëve të mërkurën, mjeti i betonit pompë i të cilëve përplasi një makinë tjetër në rreth dhe më pas përfundoi poshtë në autostradë, do e zbardhë ekspertiza, por gjithsesi pamjet e shfaqin të jetë me shpejtësi. Me të njëjtën skemë, në mars 2023, një i ri që lëvizte me shpejtësi skëterrë në këtë aks përfundoi poshtë rrethit në autostradë, duke humbur jetën bashkë me...