Nga Monako në Aruba, SPAK zbardh detaje: Artur Shehu mori pjesë në takime ku dyshohet se planifikohej trafiku i kokainës në Europë
SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje nga letërporosia e autoriteteve spanjolle, ku Artur Shehu përmendet si një nga personat e hetuar për përfshirje të dyshuar në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas dokumentit, Shehu dyshohet se ka marrë pjesë në takime të zhvilluara në disa vende të Europës dhe Amerikës, përfshirë Monakon dhe Arubën, ku janë diskutuar dhe planifikuar operacione për blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun europian. Hetimet,...
Burimi:
top-channel.tv