NGA MARK RUPA – Bashki më të forta, pushtet më pranë qytetarit…
Në hartë, bashkimi i dy bashkive është i thjeshtë: hiqet një vijë dhe ndryshon një emër. Në jetën reale, ajo vijë mund të jetë dallimi mes një qytetari që e ka pushtetin pranë dhe një qytetari që duhet ta kërkojë atë dhjetëra kilometra larg. Kjo është arsyeja pse reforma territoriale që po diskutohet në Shqipëri nuk duhet të fillojë me pyetjen “sa bashki do të mbeten?”, por me një pyetje shumë më të rëndësishme: çfarë pushteti vendor i duhet një Shqipërie që po përgatitet për Bashkimin Europian?Një bashki më e madhe mund të ketë avantazhe. Mund të punësojë specialistë më të mirë, të përgatisë projekte më serioze, të menaxhojë prokurime më komplekse dhe të konkurrojë më fort për fondet europiane. Në Europë, shumë financime fitohen...
Burimi:
sarandanews.com