NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

Për të gjithë ata gazetarë që përtojnë të bëjnë punën e tyre, mjafton një kërkim i thjeshtë në internet.Thethi ka rreth 140 bujtina. Dje pamë videon. Ishin 6 rreshta me nga 6 karrige. Bëjeni vetë llogarinë. Pastaj hiqni familjarët, administratën e bashkisë, ata që ishin aty për detyrë dhe ata që nuk mungojnë kurrë kur pushteti organizon një takim. E pastaj na tregoni sa “i gjithë Thethi” kishte dalë për ta pritur.Edhe vendi nuk u zgjodh kot. U zgjodh Ndërlysaj. Pse? Nuk ka nevojë për teori. Regjistri i lejeve të ndërtimit është publik. Kush ka qejf ta kuptojë, e gjen me dy klikime.Por ajo që më bën më shumë përshtypje nuk është as numri i njerëzve, as vendi i zgjedhur. Është mënyra si u raportua....