Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?
Më 3 qershor, protesta kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Zvërnecit vijoi në Tiranë dhe u përshkallëzua edhe në Durrës, ku kundërshtarët e projektit kërkuan ndalimin e zhvillimit që sipas tyre cenon një nga zonat me vlera të veçanta natyrore në bregdetin shqiptar. Por, përtej protestave, kryeministri Edi Rama vazhdon të shfaqet i palëkundur ndaj projektit. Të enjten ai publikoi në rrjetet sociale një video nga zona e Zvërnecit, e cila sipas tij i ishte dërguar nga një qytetar, duke e shoqëruar me mesazhin: “tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë...
Burimi:
sot.com.al