No Image Available

Nga 1 maji ‘One Albania’ rrit tarifën e abonimeve: Shkak inflacioni

Kompania One Albania dhe mesazhi për abonentët “Mirëmëngjes të nderuar pajtimtarë! ONE Albania ju njofton se, me efekt nga data 1 maj 2026, do të përshtasë tarifat për shërbimet celulare”-ky ishte mesazhi që zgjoi sot abonentë e kompanisë celulare "One Albania". Pra çdo klient i kompanisë One nga fillimi i muajit maj do të përballet me rritje të çmimit për ofrimin e shërbimeve telefonike. Nëse një ofertë mujore kushton 12 mijë lekë të vjetra, nga 1 maji ajo do të shkojë në 12,264 lekë të vjetra, pra një rritje prej rreth 260 lekësh. Për një paketë prej 14 mijë lekësh të vjetra, tarifa do të bëhet 14,308 lekë të vjetra, ndërsa për një paketë prej 16 mijë lekësh të vjetra do të arrijë në 16,352...