Neutralizohet pas disa orësh zjarri në Novoselë, rrezikoi zonat e banuara
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm zjarrfikist dhe banoret pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, Pas dy ore pune, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat. Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Burimi:
sot.com.al