“Nëse ka prova, mbajmë përgjegjësi”/Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Braho:Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ka drejtuar pyetje Brahos lidhur me hetimin e krimit zgjedhor, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve. “Kemi vënë re një farë trajtimi të dyfishtë të standardit që keni përdorur sa i përket krimit zgjedhor, kur ai vërehet gjatë fushatës apo në periudhë zgjedhore, në raport me politikanët e lartë të opozitës. Ju, si institucion, nuk keni pasur asnjë problem me asnjë politikan për të marrë masa sigurie personale ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor, qoftë ndaj kryetarit të PL-së, Ilir Meta, me masën e arrestit me burg, qoftë ndaj kreut të...
Burimi:
sot.com.al