Negociatat/ Delegacioni i BE citon Marta Kos: Duhet të thellohen reformat, të përfshihen të gjitha forcat politike
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar atë si një nga hapat më të rëndësishëm deri tani në rrugën drejt BE-së. Me anë të një postimi në Facebook, zyra e BE në Tiranë, teksa citon Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, shprehet se Shqipëria është bërë vendi i dytë kandidat, pas Malit të Zi, që ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushën e shtetit të së drejtës. Komisionerja Kos thekson se ky është një moment për t’u festuar, por edhe një moment për të thelluar reformat, për të përfshirë të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile, në mënyrë që ndryshimet të ndikojnë realisht në jetën e qytetarëve. “Shqipëria ka hedhur një nga hapat më...
Burimi:
sot.com.al