“Në Shqipëri duhet udhëheqje e re”/ Strategjisti izraelit, ‘godet’ Ramën: Gjatë mandatit tuaj vërshuan paratë e drogës
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial Times se nuk ishte “Kumbari” ndërsa lëshoi sharje ndaj protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen në protesta masive prej 24 ditësh. Në një postim në ‘X’, Zaikin akuzon Ramën se gjatë viteve të qeverisjes së tij Shqipëria është përballur me një fluks të madh parash të drogës dhe me probleme të thella të korrupsionit. Sipas strategjistit izraelit, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, ndaj zgjidhja, sipas tij, do të ishte ngritja e një qeverie tranzitore që të garantonte rikthimin e besimit te proceset demokratike. Reagimi: Pajtohem me @ediramaal: investimet janë të mira dhe mafia ka një drejtues tjetër....
Burimi:
sot.com.al