“Në këtë shesh ka lindur një foshnje: Shqipëria e re”/ Protestuesi: Burra, mos e lëshoni frontin
Protesta masive kundër qeverisë Rama vijoi për të 22-të ditë radhazi para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë u bashkuan së bashku me diasporën me kërkesën që Rama të japë dorëheqjen. Sakaq, në podiumin e improvizuar mori fjalën ish-polici Krenar Ahmeti që i bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen. Krenar Ahmeti: O popull i bukur këtu ka lind një foshnjë, quhet Shqipëria e re. Shqipëri e re. Shqipëri e re. Mos u tërhiqni. Mos e lini me vdek këtë foshnjë. Nëse tërhiqni mbaheni vath në vesh 35 vjet mos u ankoni më. Burra, frontin mos ma lëshoni. Burra mos e lëshoni frontin. Rroftë Shqipëria e re.
Burimi:
sot.com.al