Në kërkim për kanosje me armë zjarri dhe bashkëpunim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Në kërkim për kanosje me armë zjarri dhe bashkëpunim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë. Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M.,...