“Në Europë po bie narrativa e Ramës”/ Gazetari: Protesta, revoltë qytetare kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes
Prej më shumë se tre javë protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë pa ndërprerje, ndërkohë vëmendje fokusohet tek nevojëajetike për institucionalizimin e saj. Gazetari Sami Neza i ftuar në nje studio televizive flet për 2 mënyra si produkti i kësaj proteste të bëhet i dukshëm për të gjithë, dhe ndërkohë edhe përfitues për të gjithë ata që e mbështesin këtë protestë. “Njëra është të kanalizohet presioni. Ose të ndërtohet një instrument i cili e kanalizon presionin nga protesta tek institucionet vendimmarrëse, domethënë kur them vendimmarrëse them edhe parlamenti, them edhe qeveria. Dhe kjo protestë të jetë e lexueshme jo vetëm publikisht, jo vetëm në rrugë, por të jetë e lexueshme edhe në institucionet aty ku votohet ose aty ku merren vendime. Kjo...
Burimi:
sot.com.al