Rei Manaj mbetet lider i Sivasporit, klubi turk i beson plotësisht shqiptarit

Rei Manaj mbetet lider i Sivasporit, klubi turk i beson plotësisht shqiptarit

Adriatik BALLA Në kampionatin turk është shtuar së fundmi kontigjenti i lojtarëve shqiptarë, madje ata janë të preferuar në radhët e klubeve atje, pasi kanë rol titullari e lideri në grup. Padyshim që vëmendjen kryesore e kanë dy sulmuesit kuqezi, Rei Manaj te Sivaspori dhe Ernest Muçi te Trabzonspori, lojtarë që projektohen të jenë edhe në vijën e parë ofensive të Kombëtares dhe të stafit të saj me në krye trajnerin Rolando Maran. Ndërkohë, informacione interesante vijnë nga mediat turke për sulmuesin kuqezi, Rei Manaj, i cili Manaj mbetet një nga pikat kryesore të Sivasporit në prag të sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje normalisht me skuadrën turke, e cila pret që ai të udhëheqë repartin ofensiv edhe gjatë sezonit të ri....