Trajneri/ Bërdariç shpreson që Malisheva e tj të kalojë edhe raundin e dytë
Thomas Bërdariç po u tregonte për të kaluarën e tij si lojtar tre gazetarëve skocezë që ishin prezentë të mërkurën në konferencën për media në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para ndeshjes Malisheva – Hibernian. “Kam luajtur në finale të Ligës së Kampionëve”, u tha trajneri i Malishevës gazetarëve skocezë. Bërdariç luajti kundër Zinedine Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2002 ndërmjet Bajer Leverkusenit dhe Real Madridit. Por kur nisi konferenca, Brdariq la prapa të kaluarën e tij, ndërsa foli për ndeshjen që Malisheva e luan kundër Hibernianit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Është nivel dukshëm më të ulët se ai që Bërdariç e përjetoi si lojtar. Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe ekipit nga Skocia, Hibernianit, luhet...
Burimi:
sot.com.al