Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash”
Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash” Protesta e të rinjve është përplasja mes botës së kalbur të pushtetit dhe nevojës ekzistenciale për të inventuar një të re Nga Armand Shkullaku Nuk mund të kishte simbolikë më të goditur se sa zhvillimi në të njëjtën kohë e në të njëjtin bulevard, më një anë i festës së Partisë Socialiste dhe në tjetrën i protestës së mijëra të rinjve. Simbolika e një bote në kalbje përballë një tjetre që mëton të lindë. Nëse për një moment do të hiqje zërin e dy ngjarjeve që transmetoheshin mbrëmë në ekrane të ndara në disa tv, do të mjaftonin vetëm pamjet për të të tronditur me kontrastin e thellë. Në Pallatin e Kongreseve konsumohej e njëjta shfaqje...
Burimi:
sot.com.al