Ndryshimi i masës së sigurisë/ GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Beqajt: Përfunduan afatet e paraburgimit!
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu pas dy vitesh në qeli për të vijuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë nga GJKKO pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit. “Kërkuesi, i pandehuri Ilir Beqaj me datë 30.07.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit dhe shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg”; lirimi i menjëhershëm; subsidarisht caktimi i një mase më të butë sigurimi.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin nr. 550, datë...
Burimi:
sot.com.al