Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. “Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”,- thuhet në reagim. Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i dha dritën jeshile disa ndryshimeve në Kodin Penal aktual. Mes ndryshimeve që sollën debat në Kuvend është edhe dekriminalizimi i shpifjes (pjesërisht), pasi ky ndryshim me propozim të qeverisë do të prekë vetëm gazetarët. Këta të fundit nuk do të kenë më përgjegjësi për shpifjen, ndërsa kërkesa e PD-së që dekriminalizimi të prekë të gjithë...