Ndodh sërish! Zhduken dy motra të mitura në Tiranë: U nisën për në shkollë, s’janë kthyer ende

Ndodh sërish! Zhduken dy motra të mitura në Tiranë: U nisën për në shkollë, s’janë kthyer ende

dy motrat TIRANË-Një tjetër nënë ka ngritur alarmin për zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura që prej mëngjesit të 27 marsit në Tiranë. Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më. "Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë,"- i është drejtuar nëna JOQ Albania. Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë...