Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe shkaktoi dëme në ullishtet përreth/ Arrestohet një person, akuzohet për…

Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe shkaktoi dëme në ullishtet përreth/ Arrestohet një person, akuzohet për…

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Lekaj, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Sipas Policisë, zjarri u konstatua në një sipërfaqe toke me pemë dhe rrezikonte edhe banesat përreth. Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se zjarri ka nisur në oborrin e banesës së shtetasit N. U., banues në fshatin Lekaj, ndërsa një tjetër vatër në pjesën e pasme të banesës dyshohet se është përhapur në tokat përreth, duke shkaktuar dëme në pemëtari. Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan N. U. për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Rrogozhinë Policia identifikon dhe arreston...