“Ndërrova vend për krime kibernetike, jam në Durrës”/ Gjykata e Posaçme dënon me 3 vite e 8 muaj burg Shpend Sokolin
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Shpend Sokolin, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Vendimi, i dhënë më 4 maj 2026, i cakton Sokolit një dënim prej 3 vjet e 8 muaj burgim, pas zbritjes së 1/3 të masës së dënimit për gjykimin e shkurtuar. Gjykata ka vendosur gjithashtu që Sokoli të vuajë dënimin në një burg me siguri të lartë dhe ka konfiskuar fondet e tij në platformën Binance. Shpenzimet procedurale do t’i ngarkohen të pandehurit, ndërsa provat materiale të sekuestruara do t’u kthehen personave që u përkasin. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe...
Burimi:
top-channel.tv