Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi gjykues ka caktuar zhvillimin e seancës së radhës më 22 qershor, në orën 10:00. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjatë seancës së sotme dhanë dëshminë e tyre ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi. Ata u pyetën nga prokurorët dhe palët në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi gjyqësor do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive në seancën e ardhshme. Siç dihet, një nga të pandehurit në këtë çështje është edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Top Channel