Ndarja e re e pushtetit lokal, PS drejt shkrirjes së mbi 10 bashkive, si pritet të ndryshojë harta Territoriale e…
Harta territoriale e bashkive pritet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme, me propozimin dhe votat e mazhorancës në Kuvend. Socialistët duket se po e çojnë deri në fund kërkesën e shefit të tyre politik për të reduktuar numrin e njësive vendore, jo në mënyrë drastike, por pak më të moderuar. Sipas burimeve mediatike, në zgjedhjet lokale të vitit 2027 nuk do të shkojnë më shumë se 50 bashki. Sipas raportit të analizës së ekspertëve të socialistëve, janë 14 njësi vendore më të rrezikuara sipas kriterit ekonomik, financiar, funksional dhe demografik. Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Fieri, por nuk përjashtohet as Tirana. Pavarësisht llogaritjeve territoriale dhe elektorale të të majtëve, 3 bashki minoritare, edhe pse me tregues shumë të dobët, nuk mund...
Burimi:
sot.com.al