Ndalimi i deputetëve të VLEN, reagon Berisha: Akt i shëmtuar dhe antishqiptar i Edi Ramës
“Në një akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës, dhe në një skandal shumë të rëndë diplomatik dhe politik, dje me urdhër të Edi Ramës, nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim dhe shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut dhe konventat ndërkombëtare, tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Kështu u bllokuan dje me datën 8 korrik nga narkopolicia shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, deputeti Bekim Çoku dhe deputetët Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Që të tre me pasaporta diplomatike. Ata u trajtuan dhe u ndaluan sikur të ishin terroristë, armiq të...
Burimi:
gijotina.com