NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto
Gjatë 2025, Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kushtin e NATO-s për 2% e prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet në fushën e mbrojtjes. Lajmin që u shpërnda me burime nga një gazetë holandeze dhe të cilës ju referuan të premten disa media shqiptare, në fakt e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në konferencën për shtyp të datës 17 qershor para takimit të Ministrave të Mbrojtjes. Mark RUTTE: “Sa i përket objektivit prej 2% pothuajse të gjithë aleatët e kanë arritur. Vitin e shkuar, Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk e kanë arritur këtë nivel, por kanë marrë angazhimin e qartë se gjatë këtij viti do ta tejkalojnë pragun prej 2%. Këto tre vende kanë një mungesë prej 800 mln dollarësh për...
Burimi:
opinion.al