“Narkoshteti ka mbirë bashkë me PD-në”/ Flet ish-kandidati, Nallbani: Kriminaliteti këtu ka bërë kërdinë

“Narkoshteti ka mbirë bashkë me PD-në”/ Flet ish-kandidati, Nallbani: Kriminaliteti këtu ka bërë kërdinë

I ftuar ne nje studio televizive Bujar Nallbani, ish-kandidat për kreun e PD-së deklaroi se ‘narkoshteti’ në Shqipëri ka ‘mbirë’ bashkë me Partinë Demokratike. Sipas Nallbanit, eksponentë të lartë në PD i mbështetën grupet kriminale dhe patën përfitime prej tyre. Kjo sipas Nallbanit ka bërë që këto grupe të rrezikshme t’i kemi ‘peshqesh’ edhe sot. “Narkoshteti ka mbirë bashkë me fenomenin PD. Sepse u mbështet nga ata, u rrit me ata, pati përfitime reciproke prej tyre dhe natyrisht e kemi peshqesh sot e kësaj dite, në forma më të sofistikuara. Kriminaliteti nuk është se mbiu para 5 viteve”, tha mes të tjerash Nallbani. Nallbani vijoi më tej duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste kriminaliteti ka ardhur në rënie. Kjo pasi sipas tij, sa...