Namik Dokle ndan foton, kafja me miqtë ish-zyrtarë nuk kalon pa ‘grindje’! Spiropali: Të tilla zënka paçi gjithmonë!
Namik Dokle ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga një takim shumë i veçantë. Ish-kryetari i Kuvendit është mbledhur për një kafe me miqtë, të gjithë figura të njohura dhe të rëndësishme të politikës: ish-presidenti i Republikës Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-ministri i Arsimit Ethem Ruka dhe ish-deputeti Sherif Bundo. Por si në çdo grup miqsh e siç shpesh ndodh në Shqipëri, as ata nuk i shpëtojnë ‘grindjes’ më të zakonshme. “Duke pritur kafen e radhës e bëjmë edhe një foto me miqtë: Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Sherif Bundo, Ethem Ruka. Dhe pastaj fillon biseda miqësore, e sinqertë, e hapur për çdo temë. Në fund, si të gjithë, edhe ne nisim ‘zënkën’ e zakonshme: do paguaj unë, m’i lini mua kësaj radhe, pse...
Burimi:
sot.com.al