Nafta rrit çmimet e perimeve, qytetarët ankohen: Nuk mund t’i blejmë më
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare po reflektohet drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve bujqësore në Shqipëri, duke rënduar xhepat e konsumatorëve. Tregtarët raportojnë se perimet e importuara, veçanërisht ato që vijnë nga Greqia, kanë pësuar rritje të ndjeshme. Speci është shtrenjtuar me rreth 10-20 lekë për kilogram, ndërsa rritje kanë pësuar edhe patëllxhani dhe domatja. Kjo e fundit rezulton të jetë produkti më i goditur nga shtrenjtimi. Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se këto produkte janë bërë të papërballueshme, duke i detyruar të zgjedhin alternativa më të lira. Sipas tyre, problemi nuk lidhet me cilësinë apo shijen, por me çmimin e lartë. Disa produkte vendase kanë arritur t’i shpëtojnë rritjes së çmimeve falë kushteve të favorshme klimatike dhe prodhimit në sera. Trangulli...
Burimi:
kohajone.com