Nafta drejt 230 lekëve, tensionet në Lindjen e Mesme godasin xhepat e shqiptarëve

Nafta drejt 230 lekëve, tensionet në Lindjen e Mesme godasin xhepat e shqiptarëve

Shqipëria po përballet me një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në fund të muajit korrik, duke shtuar presionin mbi qytetarët dhe bizneset në kulmin e sezonit turistik. Tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke çuar çmimin e naftës bruto pranë nivelit të 90 dollarëve për fuçi dhe duke sjellë një valë të re shtrenjtimi edhe në tregun vendas. Rritja e fundit ka prekur si naftën, ashtu edhe benzinën. Çmimi i naftës është rritur me rreth 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 10 lekë për litër, duke sjellë kosto më të larta për çdo furnizim dhe për përdoruesit e automjeteve. Sipas të dhënave të tregut, shtrenjtimi lidhet edhe me rritjen e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, ku...