Nafta drejt 220 lekëve/ Eksperti shpërthen ashpër ndaj qeverisë: Po rëndon xhepat e qytetarëve në çdo sektor, Rama po..
Rritja e çmimit të naftës në vend, në një kohë tensioni gjeopolitik në Lindjen e Mesme, po shoqërohet me kritika të forta ndaj politikave fiskale dhe funksionimit të tregut të karburanteve në Shqipëri. I ftuar në një emision televiziv, eksperti Eduard Elezi u shpreh se ndërhyrjet e qeverisë në çmime janë bërë pa analiza të mirëfillta dhe pa studime konkrete mbi efektet në ekonomi. Elezi solli në vëmendje edhe diskutimet e mëparshme për tarifimin e energjisë, duke përmendur propozimet e ish-ministres Belinda Balluku për vendosjen e një tarife të diferencuar mbi 800 kWh, që sipas tij janë bërë pa studime të mirëfillta. Ai kritikoi gjithashtu edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me referimin e çmimit të naftës në nivelin 220 lekë/litër. “Është një lojë...
Burimi:
sot.com.al