“Na ushtrojnë presion, që mos të dalim në protestë”/ Kundër resortit, banorët kërkojnë lirimin e 15 protestuesve
Një grup banorësh të Velipojës, pas protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt, janë zhvendosur para Policisë së Shkodrës dhe kërkojnë lirimin e 15 protestuesve të shoqëruar. Një prej banorëve thotë se në Polici u ushtrojnë presion që mos të dalin më në protesta. Ai thekson se do ta vijojnë rezistencën dhe do t’i kërkojnë sërish SPAK që të ndalë punimet, pasi akuzojnë biznesmenin dhe botuesin Bashkim Ulaj se u ka grabitur pronat. “Te toka jonë shkojmë, te toka jonë na arrestojnë, na sjellin në komisariat dhe na bëjnë presion brenda na thonë që do u lëshojmë sot dhe mos të vini nesër. Këta kriminelë na trajtojnë sikur ua kemi zënë në tokën, Fatmir Shpellazaj dhe Bashkim Ulaj falsifikojnë dokumentet dhe paguajnë shtetin për me na...
Burimi:
sot.com.al