“Na la tre fëmijë të vegjël dhe…”/ Apeli prekës i familjes së minatorit që humbi jetën në Bulqizë: Na ndihmoni!

“Na la tre fëmijë të vegjël dhe…”/ Apeli prekës i familjes së minatorit që humbi jetën në Bulqizë: Na ndihmoni!

Familja e minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën në një galeri kromi në Bulqizë, ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe kërkon mbështetje. Kolaveri humbi jetën në galerinë e kompanisë “Eternal Security”, pasi gjatë procesit të punës u godit nga një masiv kromi që u shkëput brenda minierës. Pas dy ditësh kërkimesh, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin trupin e tij të pajetë nga nëntoka. Por për familjen Kolaveri, tragjedia nuk përfundoi me humbjen e 40-vjeçarit. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, pa të ardhura dhe pa një mbështetje të qëndrueshme ekonomike. Të afërmit e tij kanë bërë apel për  ndihmë, duke kërkuar që familja të mos përballet e vetme me këtë situatë të vështirë. Kunata e Ilir Kolaverit, në...