Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200 mijë lekët të reja dy pronarë lokalesh në Golem

Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200 mijë lekët të reja dy pronarë lokalesh në Golem

Kontrollet e Policisë së Durrësit për ndotjen akustike në zonat turistike kanë çuar në ndëshkimin e dy pronarëve të lokaleve në Golem. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë secili, pasi matjet e kryera nga autoritetet konstatuan se muzika në lokalet e tyre tejkalonte kufijtë e lejuar nga ligji. Njoftimi i Policisë: DVP Durrës Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktiviteteve me muzikë. Ndëshkohen 2 pronarë lokalesh, secili me masë administrative 200 000 lekë të rinj, pasi në lokalet e tyre në Golem, gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes. Shërbimet e Stacioneve të Policisë Golem dhe Plazh, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar dhe në ankesat e...