“Mungon siguria juridike”/ Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: E çuditshme shpejtësia e marrjes së vendimit

“Mungon siguria juridike”/ Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: E çuditshme shpejtësia e marrjes së vendimit

Avokati Klodi Reçi komentoi në studio televizive, vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie. Për avokatin Klodi Reçi, ishte e çuditshme shpejtësia me të cilën Gjykata e Lartë ka marrë këtë vendim, pasi vetëm 3 ditë më parë Kushtetuesja vendosi të rikthejë në Gjykatën e Lartë kërkesën për liri të Veliajt. Reçi shprehu zhgënjim me vendimin e Gjykatës së Lartë, pasi sipas tij, ky vendim del kundër 2 vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, atij që e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë dhe vendimit që njihte Veliajn si kryetar dejure të Bashkisë Tiranë. “E çuditshme është shpejtësia me...