Motomjetet në “sitë” në Tiranë, 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Motomjetet në “sitë” në Tiranë, 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve, pas shqetësimeve të shumta për manovra të rrezikshme dhe shkelje që cenojnë sigurinë në rrugë. Gjatë dy ditëve të fundit janë proceduar penalisht 19 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Mjetet e tyre janë sekuestruar. Në kuadër të kontrolleve janë vendosur gjithashtu 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Pjesa më e madhe e gjobave, 371, janë vendosur për drejtuesit që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse. Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve. Procedohen penalisht 19 shtetas, sekuestrohen 19 motomjete elektrike dhe vendosen 530 masa administrative, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara me qëllim...