MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera- herës deri mesatare por kalimtare. Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje.Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com