“Ka vullnet për një marrëveshje për Presidentin!”, Kurti flet pas takimit me Abdixhikun e LDK- së…

“Ka vullnet për një marrëveshje për Presidentin!”, Kurti flet pas takimit me Abdixhikun e LDK- së…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit që mbajti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka vullnet për një marrëveshje për presidentin.“Mirëbesimi që kemi dhe vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për President duhet se na bëjnë optimist. Kosova funksionon me presidentin në detyrë, qeverinë në detyrë dhe me deputetë që kanë bërë betimin. Ne sot diskutuam për kriteret e standardet e figurës së presidentit, vëzhguam edhe aspektin e viteve dhe të dekadave të historisë tonë më të re.”, tha ai.I pyetur për emra, Kurti shtoi:“Shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë dhe profesioneve, por meqenëse është proces i ndjeshëm, pa shkuar në konsultime, nuk mund të them më shumë se...