Mot i ‘pazakontë’/ Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks. Si pasojë e mjegullës, fusha e shikimit është shumë e kufizuar, ndërsa situata rëndohet edhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të këtij segmenti. Ky fenomen është i shpeshtë sidomos gjatë stinës së dimrit dhe pranverës, pasi rruga kalon pranë liqeneve të Ulzës dhe Hidrocentrali te Shkopetit, çka favorizon krijimin e mjegullës së dendur. Përveç mjegullës, drejtuesit e mjeteve përballen edhe me probleme të tjera në këtë aks rrugor. Segmenti Burrel–Skuraj është i dëmtuar me gropa të shumta dhe, sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, duket se është lënë në harresë nga institucionet përkatëse pas ndërtimit të Rruga e...
Burimi:
sot.com.al