Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të Durrësit. Pushues të grupmoshave të ndryshme kanë zgjedhur të kalojnë të shtunën buzë detit, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme atmosferike. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, familje, të rinjë dhe turistë vendas e të huaj i gjen përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut dhe në zonën e Currilave. Shumë prej tyre e kanë ditën e parë të plazhit për këtë sezon veror. Parashikimet për mot të qëndrueshëm edhe në ditët në vijim pritet të sjellin fluks edhe më të madh pushuesish, ndërsa Durrësi me plazhet e tij po hyn gradualisht në ritmin e plotë të sezonit turistik veror. Top Channel