Mori marrëveshjen sekrete me SHBA dhe iku me vrap nga Kuvendi, reagon Balla: Arrestoni Agron Shehajn
Kreu i gruçit të PS, Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap nga Kuvendi. “Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla në reagimin e tij. Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës...
Burimi:
gijotina.com