Morën peng punonjësit e tatimeve/ Dalin emrat e administratorit dhe katër punonjësve të “Prestige Resort”
Pesë persona, mes tyre administratori dhe katër punonjës të “Prestige Resort” në Golem, janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ndodheshin në resort për ushtrimin e detyrës. Në pranga kanë rënë administratori Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurisë Artan Kasa, si dhe dy punonjësit e sigurisë Hamid Sula dhe Bujar Agolli. Ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 korrikut, kur inspektorët e Tatimeve ishin paraqitur në resort në kuadër të një plani kontrolli që përfshinte disa subjekte ekonomike. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, grupi i inspektorëve po kryente verifikime mbi aktivitetin ekonomik të subjektit dhe dokumentacionin financiar, me fokus shlyerjen...
Burimi:
ntv.al