Morën peng dhe dhunuan një 20-vjeçar për t’i grabitur 6 mijë euro/ Në pranga 30-vjeçari në Gjirokastër, dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar më herët
Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi disa ditë më parë bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij morën peng dhe dhunuan një 20-vjeçar për t’i marrë 6 mijë euro. Njoftimi: I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari. I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari...
Burimi:
top-channel.tv