Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren/ “Dua të divorcohem!”, policia arreston burrin, vëllain dhe xhaxhain

Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren/ “Dua të divorcohem!”, policia arreston burrin, vëllain dhe xhaxhain

Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në hetim pasi dyshohet se i hoqën lirinë një 30-vjeçareje (familjare e tyre) dhe e dhunuan atë, për shkak të një konflikti në familje. Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim. U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit: – A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç...