Morën 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike

Morën 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, dy prej të cilëve shqiptarë, janë dënuar për një operacion të sofistikuar kontrabande të kokainës nëpërmjet një aeroporti në Britani, pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Sipas NCA, të cilës i referohet Top Channel, të arrestuarit përfshijnë Elton Hallaçin, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, të dy nga Shqipëria, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që mblidhte drogën nga Aeroporti i Mançesterit. Dy britanikë, Dale Hosker, 49 vjeç, dhe Dale Creen, 35 vjeç, ishin nga një grup tjetër që bënte të njëjtën veprimtari. Të katërt merrnin kokainën nga korrierët amerikanë dhe më pas e shpërndanin tek kriminelë të tjerë në mbarë Britaninë. Në maj të vitit 2024, tetë valixhe me kokainë...