Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3

Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3

Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët pjesën e sipërme të veshjes. “Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje: “Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë.