Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, gjurmë baruti në zyrë, dyshohet se 34-vjeçari u vra për 500 mijë euro

Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, gjurmë baruti në zyrë, dyshohet se 34-vjeçari u vra për 500 mijë euro

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje për të cilën policia ka shpallur në kërkim mikun e tij të ngushtë, Armand Shakaj, si autor të dyshuar. Mësohet se Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës, ku hetuesit besojnë se mund të jetë zhvendosur edhe trupi i 34-vjeçarit. Sipas grupit hetimor, lëvizja e automjetit me karrotrec dyshohet se është bërë për të shmangur kontrollet policore dhe për të mos tërhequr vëmendje. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur më 6 qershor. Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë ngritur dyshime se trupi i Eglant Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë, ndërsa kontaktet e fundit të tij me...