Misteri i “Nesti Angonit” rikthehet në qendër të betejës, Veliaj sfidon SPAK-un në GJKKO, kërkon zbardhjen e…

Misteri i “Nesti Angonit” rikthehet në qendër të betejës, Veliaj sfidon SPAK-un në GJKKO, kërkon zbardhjen e…

Dosja e bujshme e njohur si “Nesti Angoni” rikthehet sërish në vëmendjen e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një ankim, duke kërkuar nisjen e një hetimi penal për veprën e dyshuar të falsifikimit të dokumenteve. Sipas tij, dokumenti që mban emrin e personazhit anonim “Nesti Angoni” ka shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj tij. Veliaj pretendon se dokumenti në fjalë është i falsifikuar dhe kërkon që organet e drejtësisë të identifikojnë personin real që fshihet pas emrit “Nesti Angoni”. Gjithashtu, ai kërkon të verifikohet mënyra se si ky kallëzim është depozituar dhe administruar nga SPAK. Në muajin prill 2026, Veliaj...