Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE

Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. “Mirënjohje Kryetarit David McAllister dhe anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) për miratimin sot me 58 vota pro dhe 7 kundër të Rezolutës për Shqipërinë, një dokument shumë i rëndësishëm që pasqyron progresin e madh të Shqiperise rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Eurodeputetët vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mbështesin ambicjen...